E NDJETË?!
Një tërmet i fuqishëm me epiqendër në Nikshiq të Malit të Zi ka tmerruar shqiptarët. Lëkundjet e tërmetit me magnitudë 5,4 ballë janë ndjerë deri në Vlorë.
Më të ndjeshëm ndaj lëkundjeve kanë qenë banorët e Shkodrës dhe Kukësit, teksa raportime të shumta ka patur edhe nga qytetarët e Durrësit, Tiranës, Lezhës e Laçit në redaksinë e JOQ.
Tërmeti pati një thellësi 7,6 km dhe ka zgjatur disa sekonda duke shkaktuar dëme të lehta.