Një 16-vjeçare nga Roskoveci, nënë e një vajze të mitur është proceduar nga policia.
Adoleshentja ka marrë vajzën e saj dhe e ka dërguar te shtëpia e prindërve, shkruan tvanews. Pas kësaj ajo e ka braktisur dhe është larguar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori, për një shtetase 16 vjeçe, pasi ka braktisur tek prindërit e saj, vajzën e saj të mitur”, njofton Policia.
Ende janë të paqarta detajet e kësaj ngjarje, dhe kur e reja është bërë nënë.