Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një shtetasi shqiptar i cili rezulton i zhdukur që prej datës 4 shtator 2022.
Melidin (Izudin ) Adili, i lindur në fshatin Borje të Kukësit është parë për herë të fundit më datë 4 shtator 2022 në vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod, duke mbledhur boronica.
Por që prej atij momenti familjarët dhe bashkëfshatarët e tij kanë humbur konyaktet me të. Por ditët e fundit, një qytetare ka treguar në një emision televiziv se të riun shqiptar e ka parë në Prizren.
Për këtë arsye policia e Kosovës ka dhënë sërish alarmin për humbjen e shqiptarit dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e tij.
Njoftimi i policisë Kosovë:
Kërkohet personi i zhdukur në shtator 2022
Prizren, 13 Mars 2024
Me datë 04 Shator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person I zhdukur.
Personi Melidin (Izudin ) Adili , lindur me datë 24.05.1995 nga Fshati Borje I Republikës së Shqipërisë, i cili për here të fundit është parë nga bashkëfshatarët e tij me datën 04 shtator 2022, më vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod , KK Dragashë.
Ai ka dalë në bjeshkët për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer .
Që nga momenti I raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.
Pasi që është iniciuar rasti i Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonal të Policisë së Prizrenit që nga ajo kohë e janë kërkuar personin e përmendur, në ditët e fundit në një program televizivë një dëshmitare thotë se e ka parë të njëjtin në Prizren.
Megjithatë peroni i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin çdo stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri .
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren
E-mail: [email protected]