Prostitucion në qendrën e masazhit, në pranga pronarja, punëtorja dhe klienti 21-vjeçar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.03.2024, 15:25

Një qendër masazhesh e përshtatur për prostitucion është zbuluar së fundmi në rrugën "Bardhyl" në Tiranë.

Policia ka arrestuar pronaren e kësaj qendre, 31-vjeçaren me iniciale E.O, e cila më parë ka qenë e dënuar për të njëjtën veprimtari, një klient 21-vjeçar, një punonjëse 37-vjeçare, si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e pronares.

Pas zbulimit të kësaj qendre ku ushtrohej prostitucion, janë proceduar penalisht tre të rinj me iniciale: A. B., 34 vjeç, A. I., 28 vjeç, dhe K. A., 21 vjeç, klientë në qendrën e masazheve dhe D. H., 38 vjeçe, L. S., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit