Një 16-vjeçare në Fier është proceduar penalisht pasi ka braktisur vajzën e mitur.
Policia e Roskovecit ka referuar materialet në Prokurori për 16-vjeçaren që vajzën e saj të mitur e ka braktisur te prindërit e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.