Këngëtari grek përplasi për vdekje shqiptarin, miqtë vendosin lule në vendin e aksidentit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.03.2024, 14:38

Antonio Daja është 19-vjeçari shqiptar që një ditë më parë humbi jetën në një aksident tragjik në Menidi, Greqi.

I riu shqiptar, me origjinë nga Vau i Dejës ishte nisur për në punë bashkë me shokun e tij kur u përplasën nga një makinë që drejtohej nga këngëtari i njohur grek, Janis Xanthopoulos.

Miqtë e 19-vjeçarit kanë lënë një lule dhe foton e tij në vendin e aksidentit, ndërsa ende nuk mund ta besojnë që 19-vjeçari ka humbur jetën në atë rrugë. Në të njëjtën kohë, drejtuesi 20-vjeçar i mjetit në të cilin udhëtonte 19-vjeçari, është në gjendje të rëndë në spital, ndërsa Yannis Xanthopoulos, edhe pse i plagosur lehtë, iu nënshtrua analizave për të përcaktuar nëse ai ka pësuar ndonjë tronditje.

Aksidenti rrugor ka ndodhur kur këngëtari 24-vjeçar, duke drejtuar makinën e tij "Ford" në rrugën Dekelia, në drejtim të Menidit, ka humbur kontrollin e mjetit, ka kaluar në korsinë përballë dhe është përplasur kokë më kokë me makinën e dy të rinjve. Sipas mediave greke, në aksident dyshohet se është përfshirë një mjet i tretë, drejtuesi i të cilit kishte ndezur STOP-in përpara se Yannis Xanthopoulos të bënte manovrën fatale.

Makina e të rinjve, të cilët ishin nisur për në kantinën ku punonin, është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Μενίδι: Θρήνος για τον 19χρονο που σκοτώθηκε στο τροχαίο στο οποίο ενεπλάκη  ο Ξανθόπουλος – 24h.com.cy

menidi_troxaio__3_

menidi_troxaio__5_

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit