Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare Paul Alexander, njeriu që u sëmur nga poliomieliti në moshën 6-vjeçare dhe jetoi gjithë jetën në një “mushkëri të hekurt” .
Sipas njoftimit të Guinness, që e ka mbështetur financiarisht, Aleksandri ka ndërruar jetë të hënën por pa dhënë më shumë detaje.
Pas kontraktimit të poliomielitit në moshën 6-vjeçare, Aleksandri u paralizua nga qafa e poshtë dhe u vendos në një tub të veçantë të quajtur "mushkëri hekuri" , e cila e mbajti atë në jetë që nga viti 1952. Pavarësisht problemit të rëndë shëndetësor, Aleksandri arriti të shkruante libra, të studionte drejtësi dhe të udhëtonte nëpër botë për të përhapur mesazhin e optimizmit që e pushtonte.
" Mushkëria e hekurt", një ventilator mekanik i mbyllur, ishte një tub që lëvizi mushkëritë dhe shpëtoi jetën e mijëra pacientëve të paralizuar nga poliomieliti. Pajisja funksionon duke krijuar një vakum në mënyrë që mushkëritë e pacientit të furnizohen me oksigjen pasi sistemi nervor qendror dhe funksioni i frymëmarrjes janë dëmtuar nga poliomieliti.
Guinness World Records are saddened to learn of the passing of Paul Alexander, the man who spent the longest time inside an iron lung.
— Guinness World Records (@GWR) March 13, 2024
Paul spent over 70 years of his life confined to the iron lung after being paralyzed by Polio at six years old.https://t.co/fT3hltrmha