Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, autori: Viktimën nuk e njihja, ai ndërhyri për shokun

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.03.2024, 13:20

Florian Muka dhe Klajdi Muka, njëri 18 dhe tjetri 17-vjeç, janë dy të rinjtë e arrestuar që akuzohen për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci, pak ditë më parë në Fier.

Të rinjtë që janë kushërinj me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë 19-vjeçarin që kishte ndërhyrë në sherr për shokun e tij.

Këtë version ka mbështetur edhe vetë 18-vjeçari i arrestuar, Florian Muka i cili para hetuesve ka deklaruar se Grein nuk e njihte fare dhe se problemin dhe sherrin e ka patur me shokun e tij, Olti Serjanaj. Por kur Grei ka parë se dy kushërinjtë Muka po rrihnin shokun e tij, ka ndërhyrë për t'i ndarë.

Në këtë moment ai është goditur me thikë dhe ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë që shoku i tij, Olti Serjanaj ndodhet ende në spital pasi ka mbetur i plagosur rëndë nga ky sherr.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit