AKB: Shqiptarët e Kosovës “braktisin” Shqipërinë, po shpenzojnë mbi 1 MLN € në Greqi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.03.2024, 12:38

Me liberalizimin e vizave, shqiptarët e Kosovës kanë ndryshuar destinacion për fundjavat, dhe Shqipëria nuk është më zgjedhja e parë.

Të dhënat zyrtare nga Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) tregojnë se që pas 1 janarit, që përkon me heqjen e vizave, destinacioni kryesor i qytetarëve të Kosovës ka qenë Greqia dhe kryesisht Selaniku.

Sipas një studimi të kryer nga AKB, qytetarët e Kosovës jo vetëm që po e vizitojnë Greqinë, por edhe po shpenzojnë miliona euro.

“Greqia po bëhet vendi më i preferuar i shtetasve të Kosovës për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këtij viti, që mesatarisht në javët e kaluara kanë ikur mbi 2500 vizitorë për fundjave, për të vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të Greqisë, mesatarisht po shpenzojnë mbi 1 milion € për konsume, sigurime të makinave dhe blerje”.

Përveç vizave, shkaku kryesor për shtimin e pushimeve në Greqi lidhet edhe me ofertat e lira të kompanive turistike.

“Këtë po e bëjnë të munduar edhe organizimet të ndryshme me autobus të disa kompanive dhe agjencive turistike me oferta të lira nga Kosova për të shkuar në Selanik për vetëm 8 euro. Nga liberalizimi i vizave për Kosovën më së shumti po përfitojnë shtet që tradicionalisht ishin të vizituara nga Kosovarët deri rreth viteve 91 kur shtetet e EU aplikojnë viza për ish-Jugosllavinë’.

Pronarët e agjencive turistike thonë se udhëtimet e qytetarëve të Kosovës nga 1 janari janë shtuar për më shumë se 100% dhe destinacionet e preferuara janë Greqia, Kroacia, Hungaria, Bullgaria e Austria.

“Po e marr shembull Greqinë, pasi është vendi më i frekuentuar. Vitin e kaluar, në këtë shtet kemi udhëtuar një herë në javë me një autobus, ndërsa, aktualisht, udhëtojmë tri herë në javë me gjashtë autobusë”.

Të dhënat nga Policia e Kosovës, tregojnë se nga 1 janari deri në mësoj e muaji shkurt mbi 1.7 milion qytetarë kanë dalë nga kufiri tokësor i Kosovës, ndërsa kanë hyrë mbi 1.6 milion.

Në vitin 2023, Shqipëria ishte destinacioni kryesor i shtetasve nga Kosova. Sipas të dhënave nga INSTAT, vitin e kaluar nga Kosova kanë hyrë rreth 4.4 milionë vizitorë me një rritje prej 67 për qind sa i takon vitit 2022. Hyrjet e shtetasve nga Kosova zunë 43% të totalit të shtetasve të huaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit