Digjen dy zyre në Gjykatën e Kaçanikut, thuhet se zjarri u vu qëllimshëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.03.2024, 11:45

Dega në Kaçanik e Gjykatës Themelore të Ferizajt është përfshirë nga zjarri sot.

Në lidhje me këtë, kjo gjykatë ka dalë sot me një komunikatë për media.

Në reagim thuhet se zjarrvënia dyshohet të ketë ndodhur qëllimshëm nga persona të panjohur.

Reagimi i plotë:

Sot më 13 mars 2024, rreth orës 04:00 të mëngjesit, zjarri ka kapluar një pjesë e dy zyrave të katit të II-të të objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik.

Ekipi i zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes me çka është lokalizuar zjarri, janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe zjarri është shuar si dhe kanë zhvilluar procedurat dhe marrjen e provave. Si pasojë e zjarrit ka pas dëme materiale por jo pasoja me njerëz.

Sipas të dhënave të Organeve kompetente dyshohet për zjarrvënie nga persona të panjohur deri më tani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit