Andi, shqiptari që u rrëzua nga çatia e magazinës dhe humbi jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.03.2024, 11:22

Andi Rexhepi, 43-vjeçari shqiptar që humbi jetën mëngjesin e djeshëm në Carpenedolo në një aksident në punë ishte i njohur edhe në Vallecamonica, Itali.

Shqiptari jetonte prej disa vitesh në Piamborno, dhe aty kishte ndërtuar familjen ku jetonte me bashkëshorten dhe vajzën 16-vjeçare.

Mëngjesin e djeshëm, ai po riparonte çatinë e magazinës së një kompanie të jashtme nga Bienno, të dëmtuar nga stuhia e breshërit të verës së kaluar dhe po vendoste disa panele termike.

Por në një moment Andi, ra nga tetë metra lartësi, duke gjetur menjëherë vdekjen. Ndërhyrja e kolegëve dhe ekipeve të emergjencës ishte e kotë.

Andi Rexhepi lë me dhimbje partneren Vanessa dhe vajzën e tij Amneris, nënën dhe motrat, kunatin dhe miqtë që e donin dhe respektonin shumë. Pas pritje së vizitave në Itali, trupi i tij do niset për t'u varrosur në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit