Problemet e familjeve shqiptare janë nga më të ndryshmet, por zgjidhjet për këto probleme janë edhe më të larmishme.
Një qytetar nga Lezha i është drejtuar redaksisë tonë për të treguar problemin e familjes së tij por edhe "zgjidhjen", që në këtë rast ishte një magji.
Ai thotë se bashkëshortja e tij ka marrë 3 fëmijët dhe është larguar nga shtëpia, por nuk e lejon t'i takojë ato. Ai ka treguar se çështja ka shkuar edhe në gjykatë, e gruaja është pajisur me urdhër mbrojtje, por pa asnjë rezultat apo zgjidhje.
Për këtë arsye, ai ka zgjedhur të besojë te magjia si zgjidhja e vetme për problemet e tij. Ai ka kontaktuar në 'WhatsApp' me një person që bën magji në Mali.
Nga bisedat e bëra, ky person i ka thënë burrit se familja e tij është e prekur nga magjia e zezë dhe se për 5 ditë do e kthejë gruan dhe fëmijët tek ai. Por për të zhbërë këtë magji, personi ka kërkuar 500 euro dhe lezhjani ia ka dërguar me RIA.
Edhe pasi ka dërguar paratë, qytetari thotë se nuk ka parë asnjë rezultat dhe se ritualet e magjisë ishin të kota. Ai ka vendosur të bëjë denoncim për personin e quajtur Refat Ibrahim për këtë që i ka ndodhur.
Denoncimi i qytetarit:
Mirmrama kam nje perblem me vamiljen me ka ba nje denesim ne polici nusja me ka marr 3 thmit urdhen mrojte sa smundem ti takoj sa nuk flas ne telefon me to se me ka ba bllok kena mete ne per gjikata nuk na japin rrug zgjidhe ju lutem me jepni nhdim Ju lutem me ndimoni se nuk po jap dritim ma Pastaj ka kontraktuar kete per magji