4 karikatorë dhe 106 plumba në atentatin e Shkodrës, të plagosurit: Nuk i pamë dot autorët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.03.2024, 08:48

Detaje të reja janë zbardhur rreth atentatit të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shkodër, ku mbeti i plagosur efektivi i policisë Gjergj Ndërshtiqaj dhe kunatit i tij Gjon Nika.

Për momentin dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës ndërsa secili kanë marrë nga dy plumba në trup. Ndaj tyre atentatorët kanë qëlluar me 4 karikatorë me 106 plumba, por për fat të mirë polici dhe kunati i tij kanë shpëtuar.

Pas ngjarjes së rëndë në automjetin e djegur të autorëve janë gjetur tre automatikë kallashnikov, dy prej automatikëve që janë përdorur u gjetën në sedilen e përparme ndërsa arma e tretë automatik është gjetur në bagazh dhe mendohet se ishte rezervë. Duke qenë se autorët kanë qenë të maskuar, ende nuk dihet nëse ata kanë dalë nga makina apo kanë qëlluar brenda saj.

Të plagosurit janë qëlluar sapo kanë dalë nga makina e tyre e cila nga plumbat e shumtë mori flakë. Në momentin që ka nisur breshëria e plumbave polici dhe kunati i tij janë fshehur pas automjetit të tyre ndërsa i treti që nuk u plagos ka arritur që të largohet në një fushë aty afër duke humbur mes errësirës. Kur janë marrë në pyetje ata kanë deklaruar se nuk kanë arritur t'i shohin autorët dhe se nuk e dinë arsyen e një atentati të tillë.

“Sapo zbritëm nga makina dëgjuam të shtëna armësh. Nuk kemi arritur që të shohim se kush ishin ata që na qëlluan me armë. Nuk kemi konflikte me persona të tjerë dhe nuk e dimë arsyen përse na qëlluan. Në momentin kur nisën të shtënat kemi lëvizur me shpejtësi duke u munduar të shpëtojmë. Derisa janë larguar qëndruam pas makinës”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit