Njëri prej të plagosurve në Shkodër, vëllai i drejtorit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.03.2024, 22:29

Dy të plagosur është bilanci i një atentati të ndodhur pasditen e sotme të Grudë të Shkodrës.

Gjin Lika dhe kunati i tij Gjergji Ndërshtiqa, student i Akademisë së Sigurisë, dhe njëkohësisht vëllai i Drejtorit të Drejtorisë së Transportit Rrugor në Shkodër Marjan Ndërshtiqa u qëlluan me armë nga dy persona.

Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të shtënat terrorizuan Shkodrën, teksa Shqipëria është kthyer në një arenë vrasjeje me numra të frikshëm të personave të plagosur e të vdekur gjatë ditëve të fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit