Vrasja e shqiptarit në Itali/ Frikë për hakmarrje mes bandave të drogës dhe prostitucionit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.03.2024, 14:24

Mikel Zaka, 23-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili mbrëmjen e së shtunës në via Aldo Moro, Frosinone, vrau me një armë zjarri bashkatdhetarin e tij 27-vjeçar Kasem Kasmi, ka vendosur të heshtë.

Shqiptari i cili është arrestuar për vrasje me dashje dhe tentativë për vrasje të trefishtë, ka zgjedhur heshtjen para grupit hetimor. Arma me të cilën ai qëlloi viktimën, e kalibrit 22, aktualisht nuk gjendet askund dhe për këtë arsye zhytësit po skanojnë shtratin e lumit Cosa, i cili kalon përgjatë Via Aldo Moro pasi ka dyshime se gjatë arratisjes Mikel Zaka e hodhi atë në lumë.

Menjëherë pas ngjarjes ai u mbrojt nga frika e një sulmi tjetër duke deklaruar se " E vrava për një grua për të cilën po luftonim ." Por ky është një version që nuk ka bindur askënd pasi dyshimet janë se motivi i kësaj ngjarje fshihet në tregtinë e drogës dhe prostitucionit në duart e mafias shqiptare, e cila ka depërtuar në territor prej vitesh.

Pas vrasjes, ku u vunë në rrezik jeta e të paktën pesëdhjetë klientëve të ulur në tavolinat e lokalit 'Shake' në Viale Aldo Moro, në Frosinone shpërtheu alarmi i krimit. Tashmë Komisariati është në gatishmëri maksimale nga frika se mund të shkaktohen një sërë hakmarrjesh mes familjeve shqiptare.

Seksioni i vrasjeve dhe magjistratët e prokurorisë së Ciociaria, ndërsa janë në gjurmët e tre bashkëpunëtorëve të tjerë të vrasësit të dyshuar, po vlerësojnë nëse do të dërgojnë dokumentet e hetimit në drejtorinë e antimafias të rrethit të Romës, për të hapur një hetim të vetëm që mund të hedhë dritë mbi serinë e ekzekutimeve dhe episodeve kriminale që kanë përgjakur krahinën.

Edhe kryeprokurori i Frosinones, Antonio Guerriero, duke qetësuar qytetarët tha:

"Vrasësi është kapur. Hetimet nuk kanë përfunduar aspak, por janë vetëm në fillim për të rindërtuar atë që fshihet pas kjo ngjarje shumë e rëndë e përgjakshme ku janë përfshirë dy grupe kriminale. Nuk jemi përballë një emergjence kriminale, por do të bëjmë një kundërveprim energjik ".

Kujtojmë se nga kjo ngjarje e rëndë mbetën të plagosur edhe tre shqiptarë të tjerë dhe njëri prej tyre është Ervini, vëllai i viktimës, i cili është në luftë për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit