Po punonte mbi çatinë e magazinës, 43-vjeçari shqiptar rrëzohet dhe vdes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.03.2024, 13:24

Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në punë.

Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme në Carpenedolo, Itali, në kompaninë Marmi Ghilardi në via Santa Croce. Sipas informacioneve të para nga mediat italiane, 43-vjeçari me origjinë shqiptare po punonte në çatinë e magazinës, duke vendosur disa termo panele, kur u rrëzua nga një lartësi mbi 10 metra.

Një ambulancë dhe një helikopter u dërguan në vendngjarje për shpëtim, por gjithçka ishte e kotë. Punëtori shqiptar, punonjës i një kompanie të jashtme, pësoi trauma dhe lëndime të cilat, për fat të keq, rezultuan fatale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit