Shfuqizohet masa e paraburgimit për shoferin e Ljupço Palevskit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.03.2024, 12:12

Është shfuqizuar masa e paraburgimit për Stefan Dimkovski i cili është i dyshuar për ndihmë gjatë arratisjes së Ljupço Pavlevskit-Palço.

Vendimi që ai të del nga burgu i Shuto Orizares e ka marrë gjkatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale-Shkup.

“Me propozim të prokurorit publik për shfuqizimin e masës së paraburgimit për S.D. dhe për caktimin e masës së kujdesit, gjykatësi nga procedura paraprake i caktoi masat, ndalim të lëshimit të vendit, marrjen e dokumenteve të udhëtimit, obligim që të paraqitet në gjykatë dhe marrjen e lejes së shoferit”, njoftojnë nga Gjykata Penale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit