“Ishte më i miri, s’do ta harrojmë kurrë”, miqtë dhe kolegët kryejnë homazhe për 19-vjeçarin e vrarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.03.2024, 12:07

Miq, kolegë dhe shokë të Grei Bihucit, 19-vjeçarit që u vra një ditë më parë në Fier, kanë kryer sot homazhe në vendin e ngjarjes.

Ata kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur trëndafila në vendin ku ndodhi sherri banal me pasojë vrasjen e 19-vjeçarit dhe plagosjen e mikut të tij.

Me lot në sy dhe tepër të pikëlluar, ata kanë shprehur konsideratat më të mira për 19-vjeçarin dhe kanë kujtuar momentet me të.

"Grei ishte vëllai jonë, një nga djemtë më të mirë në stafin tonë . Na vjen keq që u ndodh në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar. Nuk ishte djalë që sillte probleme, si në punë ku ne e kishim dhe në familje nuk kemi dëgjuar të kishte ndonjë sjellje të keqe."

Njëri nga pjesëtarët e stafit, gjeti rastin t'u bëj thirrje të rinjve që të qëndrojnë me këmbë në tokë.

‘Si pjesë e stafit ishte një djalë i përkushtuar i dashur. Thirrja që duhet të bëjë është që të mundohet rinia e sotme të qëndrojë sa më shumë me këmbë në tokë që mos të përfundoi si Grei. Shprehim ngushëllime familjes jemi shumë të shokuar nga kjo.'

Ndërkohë që një kolege e tij ka treguar se sa i dashur ishte Grei me fëmijët e saj por edhe gjithë stafin e klientët e pastiçerisë ku punonin bashkë.

“Nuk ishte thjesht shoku jonë, kolegu jonë por ishte vëllai jonë. Dinte të thërriste vetëm motër. Ka mbajtur fëmijët e mi në krah, më vjen shumë keq. Nuk ka për t’u harruar kurrë, më vjen keq për nënën e tij, motrat e tij. Grei ke për të mbetur gjithmonë në zemrat tona. Nuk ishte thjesht vetëm një djalë, por ishte gjithçka për ne".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit