Në Balindoll të Gostivarit, pas 80 vitesh rikthehet tradita e çeljes së iftarit me hedhjen e topit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.03.2024, 09:13

Në iftarin e parë të muajit të Ramazanit, në fshatin Balindoll të Gostivarit u rikthye tradita e çeljes së iftarit me krismën e topit, si dhe u shtrua iftar publik për banorët dhe të ftuarit.

Kreu i BFI-së Shaqir Fetahu, mbajti fjalim ndërsa tregoi mbi vlerat e agjërimit, si dhe formën e tillë të paralajmërimit të iftarit.

Në iftarin e parë në Balindoll, morën pjesë edhe kryetari i Gostivarit Arben Taravari dhe figura të tjera politike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit