19-vjeçari i vrarë në Fier futbollist i Apolonisë, ish-trajneri bën dedikimin prekës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.03.2024, 08:41

Grei Bihuci, është 19-vjeçari që u vra me thikë një ditë më parë në Fier pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.

I riu ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi.

Grei më parë kishte qenë edhe futbollist me moshat e reja të klubit të Apolonisë dhe vdekja e tij ka tronditur miqtë, bashkëmoshatarët dhe ish-trajnerët.

Ish-trajneri i tij Blendi Vashaku në një dedikim prekës për 19 vjeçarin ka kujtuar stërvitjet që kishin pasur tek Apolonia ku i riu luante si portier.

Postimi ish-trajnerit:

“Grei qofsh banor i xhenetit!

‘Presor e bëra gabim, a ta përsëris edhe njëherë?

Përsërite Grei

Këto ishin fjalët që më ngelën në kujtimet e mia kur u stërvisnim bashkë tek Apolonia, djalë i mrekullueshëm rrezatonte vetëm mirësi dhe dashuri. Buzëqeshja që na dhuroje çdo ditë dhe sot nuk do e shikojmë më, na dhemb, e lus Zotin të të bëjë banor të xhenetit”- shkruan ish-trajneri i të ndjerit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit