Vazhdon të digjet Fabrika e Plastikës te Parku i Biznesit në Drenas/ VIDEO

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.03.2024, 20:12

Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 11:00 në Fabrikën e Plastikës te “Parku i Biznesit” në Drenas.

Por, pas 9 orësh po vazhdon ende të digjet kjo fabrikë në Parkun e Biznesit.

Në vendin e ngjarjes gjatë ditës ka qenë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka bërë thirrje për ndihmë në shurjen e zjarrit edhe nga komunat e tjera, por edhe nga KFOR-i.

Zjarri që ka rënë sot rreth orëve të mesditës, në Parkun e Biznesit në Drenas, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Për ta shtuar zjarrin, shtëllungat e të cilit kanë mbërritur deri në disa kilometra, kanë shkuar zjarrfikës nga Drenasi, Malisheva, Skenderaj, Lipjani e Prishtina.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit