Thirrje për kujdes nga Komuna e Prishtinës: Sot do të ketë erëra të forta, mos ecni në parqe, afërsi të pemëve dhe afër ndërtesave të larta

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.03.2024, 13:44

Komuna e Prishtinës në rrjete sociale ka njoftuar se sot do të fryjë erë në kryeqytet me shpejtësi deri në 70km/h.

Nga kjo komunë apeluan që mos të ecet nëpër parqe, në afërësi të pemëve, apo edhe afër objekteve të larta.

Njoftimi nga Komuna e Prishtinës:

Ju lutemi keni kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, mos kaloni afër tyre për shkak të erërave të forta të cilat po fryjnë me shpejtësi 70km/h.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit