FSK-ja realizon ushtrimin fushor “Fortuna 11”, qëllim ngritja e kapaciteteve luftarake

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.03.2024, 12:17

Forca e Sigurisë e Kosovës ka realizuar ushtrimin fushor ‘’Fortuna 11’’.

Kjo është bërë e ditur nga ana e Ministrit të Mbrotjes, Ejup Maqedonci.

‘’Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin Fushor ‘’Fortuna 11”.

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania e dytë B e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor ‘’Fortuna 11” me qëllim të përgatitjes fizike dhe taktike të pjesëtarëve për fazat tjera të zhvillimit dhe ngritjes profesionale’’, ka bërë të ditur Maqedonci.

Më tutje Maqedonci është shprehur se Ushtrimi është realizuar në kuadër të planit vjetor të trajnimeve që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit