Arrestohen nëntë persona në Manastir, kapen duke vjedhur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.03.2024, 11:10

Me datë 10.03.2024 në ora 12:30 në fshatin Srpci i Poshtëm, Komuna e Mogillës, nga ana e punonjësve policorë nga SPB Manastir, janë privuar nga puna T.N.(35), B.J.(37), S.R.(20), A.R.(23), A.R.( 45), E.B.(32), D.D.(24), E.K.(24) të gjithë nga Prilepi dhe R.V.(61) nga fshati Mazuçishtë i Prilepit.

Ata janë kapur teksa po kryenin vjedhje në një objekt në “Pelagonia”.

“Prej tyre janë marrë automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Vento” me targa të Prilepit, automjeti “Volkswagen Vento” me targa të Gostivarit dhe automjeti “Ford Transit” me targa të Gostivarit, i ngarkuar me disa sende në pronësi të ndërmarrjes “Pelagonia””.

“Objektet i janë kthyer pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personave do të ngrihet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit