Eksperimenti në poligon ka befasuar hetuesit. Fëmijët e Pëllumb Metës dinë të përdorin armë. Ka qenë ky rezultati nga prova e bërë nga Prokuroria e Durrësit në një poligon të qytetit.
Hyseni, Hygerta, Amarildo dhe gruaja e Pëllumb Metës, Blerina Meta dinë të përdorin pistoletën.
Për vrasjen e më pas groposjen e Metës janë vënë në pranga dy djemtë e tij Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta.
Ishte studentja ajo e cila pranoi të kishte kishte vrarë me armë babain e saj 49-vjeçar, duke pretenduar se ai do ta fejonte pa dëshirën e saj.
Më pas autorësia u mor nga djali i madh Hyseni, por vajza rimori përgjegjësinë e krimit dhe këmbënguli se e kreu vrasjen e vetme.