Ministria e Transportit e Indonezisë do të nisë një hetim pasi dy pilotët e “Batik Air” i zuri gjumi gjatë një fluturimi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Antara.
Sipas një raporti paraprak, si piloti ashtu edhe bashkëpiloti ranë në gjumë njëkohësisht për 28 minuta gjatë një fluturimi nga Kendari në provincën Juglindore Sulaëesi për në Xhakarta më 25 janar, duke dalë nga linja e duhur e fluturimit
Fatmirësisht asnjë në bord, duke përfshirë 153 pasagjerë dhe katër stjuardesa, nuk u lënduan gjatë fluturimit.
Fluturimi, BTK6723, zgjati dy orë e 35 minuta dhe u ul me sukses në Xhakartë, sipas Antara dhe raportit paraprak.