Dhuna në familjen mbretërore, reagon për herë të parë Elia Zaharia

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10.03.2024, 21:00

Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë pas videos së konfliktit me Princ Lekën, ish-bashkëshortin e saj. Pamjet e dhunës u bënë publike dhe kjo nuk u prit mirë nga dy palët.

Në një postim në facebook, ajo shpreh mirënjohje ndaj të gjithë atyre që e kanë mbështetur. Këto ditë pas konfliktit ajo i ka quajtur shqetësuese.

“Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time! U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!”, shkruan Elia Zaharia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit