Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident në rrugën Tetovë-Gostivar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.03.2024, 16:50

Rreth mesditës në magjistralen Tetovë-Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë lënduar gjithsej shtatë persona.

Siç njofton zëdhënësi i SPB Tetovës, Marjan Josifoski, në rrugen Tetovë Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku, me të cilin janë përfshirë: një automjet terren me targa të Tetovës i drejtuar nga mysafiri 41 vjeçar nga A.K. dhe një veturë tip “Audi” me shënja tetovare, të cilën e drejtonte H.M.(42) nga Gostivari.

“Në aksident lëndime trupore kanë pësuar vozitësi i “auditos” dhe gjashtë pasagjerë nga e njëjta veturë, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku janë dërguar për ndihmë mjekësore”, informoi Josifoski.

Në vendin e aksidentit është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Tetovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit