Është thjesht një e diel e zakonshme në kryeqytet, teksa një autobus i Green Line ka rrezikuar sërish jetë njerëzish.
Autobusi është përplasur me një shtyllë, ka marrë para një motor dhe më pas është përplasur me një pemë. Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje teksa është raportuar një i plagosur.
Numërimi i kësaj dukurie tashmë ka dalë jashtë duarve, teksa qytetarët e Tiranës duhet t’i bëjnë thirrje kryebashkiakut të hapë tender për veshje sumo në mënyrë që të ecin të sigurt në rrugë pa u frikësuar nga autobusët e Nadir Çaushollit të cilët Veliaj dikur u ofrua t’i bëjë instalacione në vend që t’i heqë licencën.
View this post on Instagram