Po e dërgonin për ndihmë mjekësore: Sulmon dy policë rrugës – Arretohet i dyshuar në Gjilan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.03.2024, 11:30

Policia e Kosovës në raportin njëzetekatër orësh ka treguar se një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Policët po e transportonin për tretman mjekësor, ku më pas ai i sulmoi ata.

“Rr. Esat Berisha, Gjilan / 09.03.2024 – 21:40. Një i dyshuar m/k është arrestuar për arsye se derisa kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa po e transportonin për tretman mjekësor.

I dyshuari paraprakisht ishte sjellë në stacion lidhur me një rast tjetër.

Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit