Mbrëmjen e ditës djeshme boksieri kosovar që jeton në Gjermani, Besar Nimani, u qëllua për vdekje.
Kjo u konfirmua nga familjarët e tij për mediat kosovare.
Nimani kishte kohë që kishte probleme sidomos me bandat turke që operojnë në Gjermani.
Para disa vitesh një turk kishte plagosë Nimanin dhe tre shqiptarë të tjerë në shtetin gjerman.