27 është mosha e të riut shqiptar Ervin Kasmi që gjeti vdekjen tragjike dje në Frosinone pas një sherri me një grup marokenësh.
Njëri prej shqiptarëve vdiq jashtë restorantit pas një sherri. Mediat italiane bëjnë me dije se është arrestuar një 23-vjeçar shqiptar. Fillimisht mediat italiane raportuan se përplasja e shqiptarëve kishte ndodhur me një bandë marokene.
Tre shqiptarë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, teksa gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende me dije.