Komediani gjerman me komente raciste: Këtu gjithçka është mirë, përveç shqiptarëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.03.2024, 13:32

Oliver Pocher është një komedian i njohur në televizionet gjermane dhe më gjerë.

Por komentet e tij raciste kanë shkaktuar shumë zemërim në komunitetin shqiptar në Zvicër.

Gjatë një shfaqje në Zurich, 46-vjeçari gjerman nuk i ka kursyer komentet raciste për shqiptarët. Ai tha se në Zvicër gjithçka është e mirë, por përveç shqiptarëve.

“Zvicra është e mrekullueshme. Gjithçka është më mirë këtu (sesa në Gjermani) – vetëm një gjë është më e keqe: keni më shumë shqiptarë”.

Por ai nuk ka ndalur me kaq pasi ka thënë:

Disa janë këtu ndoshta këtë mbrëmje, të tjerët po vjedhin makina”.

Një shqiptare që po ndiqte shfaqjen u ngrit në këmbë dhe e pyeti komedianin:

Si mund të ndryshoni qëndrimin tuaj ndaj shqiptarëve në Zvicër?”

Kësaj pyetje, Pocher u përgjigj duke thënë:

Unë i dua shqiptarët. Në Shqipëri”.

Megjithatë, në mediat sociale, reagimet e shqiptarëve ndaj tij kanë qenë të shumta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit