Tërhiqet nga tregu çokollata “Milka Oreo”, dyshohet për prani të pjesëve plastike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.03.2024, 11:29

Çokollata “Milka Oreo” prej 37 gramësh po tërhiqet nga dyqanet për shkak të pranisë së pjesëve plastike, njofton Agjencia e Ushqimit të Maqedonisë.

Çokollata bar prodhohet në “Mondelez Polska Porduction SP ZOO”, ndërsa importohet nga operatori ushqimor “TD Nelt”.

Javë më parë ky produkt ishte larguar nga tregu edhe në Kroaci, për shkak të dyshimeve për prani të pjesëve plastike.

Konsumatorët që kishin blerë dhe nuk kishin konsumuar produktin, ishin rimbursuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit