Ekskluzive/ Tonin Vocaj dhe shefat e komisariateve “harbohen“ me velina

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.03.2024, 19:30

Në Policinë e Tiranës kanë filluar festat në hareme dhe normalisht ata që kënaqen më shumë janë kupola duke filluar nga Drejtori i Policisë dhe deri te shefat e komisariateve, që zakonisht janë financuesit.

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur pamjet se si kupola e Policisë së Tiranës harbohet me velina që kërcëjnë për të kënaqur drejtuesit që na garantojnë sigurinë në Tiranë.

Në krye të tavolinës qëndron Tonin Vocaj, i cili shijon lëvizjet joshëse të balerinave dhe rreth tij shefat e komisariateve, që e kanë lëshuar veten më shumë se drejtori i tyre. Rreth tij në tavolinë janë edhe Andi Deda, Arben Eshja dhe Islam Fucia.

Në kohën e PD-së, atëherë kur Vocaj drekonte me Drejtorin që ka tashmë, Met Rrumbullakun, deputetë të PS-së e quajtën pjesë të grupit “Çiftelia”, pasi në krye të tavolinës, qëndronte “dikush”, i cili i binte çiftelisë.

Sot, me shumë keqardhje, ose ndoshta për të me shumë vlerësim, Tonin Vocaj, tani në kohën e Partisë Socialiste, kalon në grupin “Velina”, si një drejtor i cili joshet nga vajzat e bukura që kërcejnë.

Është për të ardhur keq që drejtorët e efektivëve të gjorë të policisë, që nuk marrin as orët e natës, harbohen dhe derdhin para për balerina duke krijuar edhe një imazh të keq tek qytetarët shqiptarë.

Për rikujtesë, Tonin Vocaj është drejtori, që iu qep nga pas JOQ-së në kohën kur gazetarët tanë raportonin detaje tronditëse dhe vjedhjet e ndihmave nga shefa policie. Me siguri edhe në atë kohë, ka qenë duke e ndjekur situatën e tërmetit nga ndonjë harem me shefat e komisariateve, ndërkohë që shqiptarët ishin nën rrënoja.

@joq #joq #viralvideo #tirane #policiaeshtetitshqiptar ♬ original sound – JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit