Vëllai plagos vëllain me sëpatë, ai e qëllon me armë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.03.2024, 10:22

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Qukas i Vjetër.

Haziz Musaku ka qëlluar me mjet prerës sëpatë, vëllain e tij, Nazif Musakun rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit e ka plagosur të vëllanë me armë zjarri pistoletë.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve. Haziz Musaku raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas dyshimeve të para, konflikti midis vëllezërve ka ndodhur për motive pronësie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit