54-vjeçarit i bënë atentat sa çoi fëmijët në shkollë, breshëria e plumbave terrorizoi nxënësit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.03.2024, 10:23

Detaje të reja janë zbardhur rreth atentatit të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Rrilë të Lezhës.

Shënjestër e këtij atentati ka qenë 54-vjeçari Agron Puka, i cili sapo kishte lënë fëmijët në shkollë dhe po largohej me makinë.

Por teksa po largohej, 4 persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me automatik ndaj makinës së tij. Breshëria e plumbave ndaj tij ka terrorizuar dhe frikësuar nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’ në Rrilë. Pas atentatit ata kanë bojkotuar mësimin dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Deri më tani pista kryesore e hetimeve është një konflikt që ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Lezhës. Agron Puka, bashkë me një person tjetër, kishin goditur me sende të forta një person.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit