Pse Rusia kërkon arrestimin e së paku tre policëve kosovarë?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.03.2024, 09:12

Pse Rusia kërkon arrestimin e së paku tre policëve kosovarë?

Katër qytetarë nga Kosova, së paku tre prej tyre zyrtarë policorë, janë në kërkim nga Rusia. Radio Evropa e Lirë siguroi dokumente që dëshmojnë se Rusia i konsideron tre zyrtarët policorë si të dyshuar për veprat “arrestim i paligjshëm” dhe “kidnapim”, të cilat në Rusi janë të dënueshme me deri në 12 vjet burgim.

Kërkesa për arrestimin e tyre i është dërguar edhe Agjencisë Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL.

Rusia pretendon se këta policë ishin të përfshirë në “arrestimin dhe keqtrajtimin” e Mikhail Krasnoshchenkovit në vitin 2019.

Krasnoshchenkov, me shtetësi ruse, ishte i punësuar atëkohë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK.

Ai ishte udhëheqës i ekipit në Zyrën e UNMIK-ut në Zubin Potok – komunë kjo e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Kush janë policët që kërkohen? Sipas raportimeve të mediave kosovare në ditët e para të muajit mars, në mesin e personave të kërkuar nga Rusia janë dy policë të njësive elitare të Policisë së Kosovës: Besart Ahmeti dhe Alban Jetullahu.

Por, Radio Evropa e Lirë siguroi qasje në listën e personave të kërkuar ndërkombëtarisht, të përpiluar nga Ministria e Brendshme e Rusisë, ku figuron edhe emri i Faruk Gashit, për të cilin REL-i kuptoi se është, po ashtu, pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Në listë gjendet edhe shtetasi tjetër kosovar B.H. – emri i plotë i të cilit është i njohur për redaksinë e REL-it. Megjithatë, REL-i nuk arriti të konfirmojë nëse ai është pjesëtar i Policisë së Kosovës, ose nëse ka kërkesë zyrtare në INTERPOL për arrestimin e tij.

Në listën e shtetit rus, ashtu si edhe në dokumentet e INTERPOL-it, ata përshkruhen si shtetas të Serbisë, meqë Rusia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Bazuar në raportin e INTERPOL-it për rastin e Besart Ahmetit, në të cilin REL-i kishte qasje, Krasnoshchenkov është urdhëruar përmes telefonit nga eprori i tij – më 28 maj, 2019, rreth orës 08:30 – që të shkonte në pjesën jugore të Mitrovicës për të monitoruar situatën e krijuar pas informacioneve se “kishin ardhur njerëz të armatosur” dhe pas humbjes së kontakteve me një punonjës tjetër të UNMIK-ut.

“Rrugës nga Zubin Potoku për në Mitrovicë, makina që ka vozitur Krasnoshchenkov, është sulmuar nga njerëzit, përfshirë Ahmetin, edhe pse Krasnoshchenkov ka treguar dokumentin identifikues. Ata e kanë nxjerrë Krasnoshchenkovin me dhunë nga makina, e kanë rrahur dhunshëm, e kanë lidhur dhe e kanë çuar në një ndërtesë në Mitrovicë, ku e kanë mbajtur kundër vullnetit të tij deri në orën 14:00, kur UNMIK-u ka protestuar kundër kidnapimit të zyrtarit të tij”, thuhet në raportin e INTERPOL-it.

REL-i u përpoq të fliste me këta pjesëtarë të policisë, por ata thanë se leja për të folur duhet të merret nga organet e policisë.

Deri në publikimin e këtij artikulli, policia nuk dha leje.

Ngjashëm as Qeveria e Kosovës nuk komentoi për këtë çështje, ndërsa ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në një prononcim për gazetarët më 4 mars tha:

“E dimë, kemi informata zyrtare për këtë çështje. Nuk është brengë as e imja, as e Besartit [Ahmeti]”.

Çfarë ndodhi më 2019 dhe kush është Mikhail Krasnoshchenkov? Mikhail Krasnoshchenkov u ndalua nga Policia e Kosovës, në rrugën nga Zubin Potoku në drejtim të Mitrovicës së Veriut, gjatë një aksioni kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Aksioni u zhvillua më 28 maj të vitit 2019.

Krasnoshchenkov më pas u lirua, ngase kishte imunitet diplomatik si pjesëtar i UNMIK-ut, por Qeveria e Kosovës e shpalli person të padëshiruar, përkatësisht “non-grata”, dhe e dëboi nga Kosova.

“Vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit”, tha atëkohë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Më vonë, Krasnoshchenkov mori trajtim mjekësor në Beograd, pas pretendimeve se ishte maltretuar nga pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Në kohën e këtij incidenti, UNMIK-u reagoi duke kërkuar lirimin e tij.

UNMIK-u, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it nëse ka pasur ndonjë hetim apo konkluzion të vetin në lidhje me arrestimin e Krasnoshchenkovit.

Si vepron UNMIK-u? Misioni i UNMIK-ut vepron sipas Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, e cila ishte një kompromis midis vendeve perëndimore dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, më 1999.

Ky mision është neutral ndaj statusit të Kosovës.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, UNMIK-u i barti të gjitha kompetencat tek institucionet vendore.

Radio Evropa e Lirë provoi të binte në kontakt edhe me vetë Krasnoshchenkovin në lidhje me këtë çështje, por pa sukses.

Çfarë do thotë kërkesa për arrestim përmes INTERPOL-it? Shtetet anëtare në INTERPOL mund të dërgojnë kërkesa për arrestimin e shtetasve të huaj të dyshuar për vepra të ndryshme.

Kjo kërkesë quhet “red notice” apo njoftim i kuq.

Ky njoftim i alarmon policitë e vendeve tjera për të arratisurit që kërkohen ndërkombëtarisht dhe ndihmon në sjelljen e tyre para drejtësisë, qoftë edhe pas shumë vitesh.

Njoftimi i kuq publikohet nga INTERPOL-i me kërkesë të një vendi anëtar.

INTERPOL-i, në faqen e tij zyrtare, shpjegon se “vendet anëtare i zbatojnë ligjet e tyre për të vendosur nëse do të arrestojnë një person”.

Javed Ali, ligjërues i çështjeve të sigurisë në Universitetin e Miçiganit, thotë për Radion Evropa e Lirë se dikush që ka njoftim të kuq në INTERPOL, ka rrezik të arrestohet dhe ekstradohet.

“Nëse udhëtoni në një vend që respekton sistemin e INTERPOL-it apo është anëtar i INTERPOL-it, teorikisht mund të ekstradoheni te shteti që i ka ngritur akuzat. Nuk është automatike”, thotë ai.

Ali beson se pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, më 2022, Rusia “po tenton ta politizojë procesin e njoftimit të kuq”.

Megjithatë, ai mendon se në situatën aktuale “gjasat që të kërkuarit të arrestohen dhe të dërgohen në Rusi, janë shumë të ulëta”.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS, në shtator të vitit 2023 ishin më shumë se 10.000 persona në listën e të kërkuarve nga INTERPOL-i, me kërkesë të Rusisë. Megjithatë, bazuar në të njëjtin raportim, vendet e Bashkimit Evropian refuzuan të ekstradojnë rreth 100 veta më 2022 dhe 2023.

Vitin e kaluar, Ministria e Punëve të Brendshme e Rusisë njoftoi se ka kufizuar autoritetin e INTERPOL-it. Vendimi, në fakt, nisi të zbatohej në mars të atij viti, por u bë publik në gusht.

Në bazë të tij, INTERPOL-it i lejohet të kryejë operacione në Rusi vetëm kur ato miratohen nga kjo ministri.

Ligjvënësit rusë i cilësuan veprimet e kësaj organizate si “jomiqësore” dhe ngritën shqetësime për “spiunazh”, përmes qasjes në bazat e të dhënave ruse.

INTERPOL-i, që operon në 195 vende të botës, fokusohet në trajtimin e krimit global, terrorizmit, krimit të organizuar dhe atij financiar.

Rusia iu bashkua atij në vitin 1990.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • 17-vjeçari nga Fieri
    I pari në listë është 17-vjeçari nga Fieri, futbollist, i cili pasi shënoi një gol me ekipn e moshave ne qytetin e tij, shkoi menjëherë jashtë fushe dhe përqafoi nënën. Këtë gjest e kemi parë shumë tek futbollistë me emër, por i riu nga Fieri, edhe pse nuk është në nivelin e atyre futbollistëve me emër, përqafimi për nënën ishte falenderimi për atë çfarë ajo ka sakrifikuar për të.
    Kasapi në Tiranë
    I dyti në listë është kasapi në Tiranë, i cili në dy raste, nga kamerat ka parë që klientëve të tij i binin paratë nga çanta në momentin kur bënin pagesë. Kur i gjente këto para, ai hapte kamerat dhe na kontaktonte ne për të gjetur klientin dhe për t’i kthyer paratë. Ky veprim ka rezultuar me sukses dy herë.
    I pastrehu nga Shkodra
    I pastrehu nga Shkodra, i cili pavarësisht gjendjes së tij, ka një dashuri dhe përkujdesje të veçantë për kafshët, sidomos për qenin e tij. JOQ ka publikuar një video kur ai kujdesej për qenin ndërkohë që binte shi. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
    Kim, i riu nga Kosova
    Kim, i riu nga Kosova, i cili bëri një paraqitje fantastike në American Idol. Mbi të gjitha ai këndoi edhe shqip duke përshëndetur nënën e tij, nga telefoni. Videoja e tij mori shumë komente pozitive dhe u bë shumë virale në botë duke frymëzuar edhe shumë talente të tjerë shqiptarë.
    Kledian Leka
    Kledian Leka, është i riu shqiptar, që u diplomua në fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Parmës në Itali. Ky ishte rasti i parë që ndodhte në Itali dhe është një shqiptar. Klediani është kthyer në një frymëzim për shumë të rinj me aftësi të kufizuara, që të arsimohen dhe të ndjekin ëndrrat e tyre.
    Erion Veliaj
    Erion Veliaj, është në këtë listë, pasi pavarësisht vjedhjeve që i bën shqiptarëve ai është i padukshëm për SPAK dhe nuk arrestohet. Veliajt i janë arrestuar pothuajse të gjithë drejorët e tij, por vetëm ai ka rezultuar i ndershëm dhe i papërlyuer në vjedhje. Edhe kjo është një aftësi.
    Vajza në Lushnje
    E shtata në listë është vajza në Lushnje, e cila sapo pa që ndodhui një aksident ndaloi makinën dhe shkoi menjëherë për të parë gjendjen shëndetësore të shoferit. Aksidenti ishte i rëndë, por ajo nuk ngurroi që të shkonte drejt të aksidentuarit. Videoja ku ajo shfaqet duke vrapuar ka marrë sjhumë komente dhe shumë qytetarë kërkojnë që ajo të jetë në listën e kandidatëve për heroin e muajit.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu në Pogradec
    I pari në listë është i riu në Pogradec, i cili bën manovra të rrezikshme me makinë. Në një video të postuar në Tik-Tok ai shfaqet mbi makinë, e cila lëviz në rrugë pa shofer. Pamjet janë shpërndarë dhe në rrjetet sociale të JOQ, dhe pas kësaj ai është gjobitur. Ky i ri është një shembull i keq për çdokënd që sheh veprimet e tij.
    Dy adoleshentët
    Në listë janë edhe dy adoleshentët që vranë në mes të Fierit, 19-vjeçarin Grei Bihuci. Florian dhe Klaidi Muka qëlluan me thikë 19-vjeçarin, pasi ai ndërhyri për të shuar sherrin mes tyre dhe një personi tjetër.
    Delin Beqiri
    Delin Beqiri, shqiptari, i cili ka abuzuar seksualisht me vajzën e partneres së tij në Greqi. Beqiri, nga Bubullima e Lushnjes prej vitit 2014 abuzonte me thjeshtrën e tij, sot 25-vjeçare. Ka qënë kjo e fundit që ka bërë denoncimin për njerkun. Gjatë marrjes në pyetje, 25-vjeçarja ka deklaruar se kërcënohej nga Delin Beqiri përmes videove që ai kishte gjatë akteve.
    I moshuari nga Rrogozhina
    I katërti në listë është i moshuari nga Rrogozhina, i cili torturonte macen, duke e lidhur në litar dhe duke e goditur me shkop. Pasi u sigurua që ngordhi, ai futi në një qese dhe e hodhi në plehra.
    Visi i Pazarit
    Visi i Pazarit, është efektivi i forcave Operacionale, i cili në vend që të godiste grupet kriminale, bashkëpunonte me ta. Ai u arrestua, pasi bashkëpunonte me një grup që shpërndante kokainë në Tiranë dhe ishte informator për këtë grup.
    Bujar Çela
    Bujar Çela, deputeti socialist, i cili me dëshirën për t'u pasuruar, në biznesin e tij, nuk mori masa për sigurinë e punonjësve. Në vendin e punës u shkaktua një aksident me pasoja të rënda, ku humbën jetën babë e bir. Çështja për këtë ngjarje është në SPAK dhe deputeti akuzohet për disa vepra penale.
    Leta Koçi
    Leta Koçi është 42-vjeçarja nga Tapiza, e cila pas lindjes së një foshnje, e mori atë, e futi në një qese dhe e hodhi në lumë. Ajo u arrestua nga policia dhe ende nuk ka deklaruar se pse e ka bërë këtë veprim.
    Eglantina Zere
    Eglantina Zere, është drejtoresha "e përkëdhelur" e Erion Veliajt, e cila përveçse ka vjedhur paratë e shqiptarëve, sipas akuzave të SPAK, por u vinte gjoba edhe punonjësve në drejtorinë e Pastrim-Gjelbërimit. JOQ Albania publikoi edhe pamjet ku një punonjëse i ra të fikët pas takimit me të.
    Redi Molla dhe Mariglen Qato
    Redi Molla dhe Mariglen Qato, dy drejtorët, ortakë në kompaninë "5D", e cila fitonte tendera pafund nga drejtoritë e Bashkisë Tiranë. Dy drejtorët biznesmenë, u jepnin tendera kompanisë së tyre, të cilën ia kishin lënë në pronësi personave të tjerë.
    Deborah Keçi
    Deborah Keçi, është drejtoresha "showbizz" e Erion Veliajt, e cila, sipas SPAK ka dhënë tendera për drejtorët biznesmenë, duke përfituar edhe vetë. Ajo ishte drejtoreshë e "Klubit sportiv Tirana". Deborah reklamonte jetën e luksit në rrjetet sociale dhe paratë duket që i ka pasur të shqiptarëve.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit