Policia në Indi ka arrestuar menaxherin e një hoteli pasi dyshohet se i ka shërbyer akull të thatë si freskues i gojës një grupi klientëve Pesë persona filluan të vjellin dhe u rrjedh gjak nga goja, pasi konsumuan përzierjen e sheqerit dhe erëzave, të shërbyera tradicionalisht pas vaktit.
Policia thotë se pako përmbante akull të thatë, një formë e fortë e dioksidit të karbonit që përdoret si agjent ftohës. Të gjithë klientët janë shtruar në spital pas incidentit. Të martën, policia në qytetin Gurugram, ku ndodhet restoranti, arrestoi menaxherin e tij me akuzën e helmimit "me qëllim të lëndimit ose dëmtimit".
Në denoncimin e tyre, klientët kanë akuzuar stafin e restorantit se nuk ka pranuar t'i ndihmojë. Një mjek më vonë ekzaminoi përmbajtjen e paketës së freskuesit të gojës dhe konfirmoi se përmbante akull të thatë, tha policia. Rasti është nën hetim dhe policia tha se është duke kryer analizën mjeko-ligjore të përmbajtjes së freskuesit të gojës.