Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.03.2024, 22:12
Teksa kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai i saj ka ka takuar dy fëmijët e saj Dionin dhe Diarin. Leonardi shkruan se nipi dhe mbesa e tij kishin vetëm një kërkesë që të vinin në Kosovë dhe të vendosnin lule tek varri i nënës së tyre.
Ndër të tjera ai gjithashtu shpreh mirënjohjen për shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional ndaj fëmijëve.
"Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën. U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes? Falënderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional”.
Sjellim në vëmendje se ekzekutimi i Liridona Ademajt ndodhi më 29 nëntor në fshatin Bërrnicë të Komunës së Prishtinës.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.