Vdes një 69-vjeçar, dyshohet se ra në lum afër `Dheut të Bardhë`

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.03.2024, 22:47

Një 69-vjeçar nga Ferizaj, ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare “Dheu i Bardhë”.

Siç njoftojnë nga policia, i ndjeri së bashku me fëmijtë e tij ishin nisur me veturë në drejtim të pikës kufitare “Dheu I bardhë”, dhe ndërkohë që ishte afruar afër lumit, dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16.00.

“Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marre një informatë se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës (1955) nga Ferizaj, dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare “Dheu i Bardhë’’.

Sipas informatave të para, i ndjeri së bashku me fëmijtë e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të pikës kufitare “Dheu I bardhë”.

Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare, viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lum.

Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse të cilat janë marrë me rastin.Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML në Prishtinë.

Rethanat po hetohen nga Policia e Kosovës, hetimet rajonale në Gjilan”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit