E rëndë në Durrës! 3-vjeçarja bie nga kati i 7-të, prindërit ishin aty

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.03.2024, 21:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një e mitur ka rënë nga kati i shtatë i një apartamenti. Në bazë të njoftimit të policisë, mësohet se e mitura ishte nën shoqërinë e prindërve kur ndodhi aksidenti.

Bëhet e ditur se ajo ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

“Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare".

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit