Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat greke lidhur me një të ri shqiptar banues në Heraklion, i cili ushtron në mënyrë të vazhdueshme dhunë ndaj nënës së tij. Bëhet e ditur se 31-vjeçari me precedentë për vjedhje dhe konsumues i lëndëve narkotike ka dhunuar nënën e tij, vepër për të cilën ka pothujse çdo muaj që arrestohet.
Ky cikël i dhunës duket se nuk ka mbarim, me raste të ngjashme të raportuara në shkurt, mars dhe nëntor. Autoritetet policore kanë ndërhyrë në të gjitha rastet e mëparshme dhe kanë arrestuar 31-vjeçarin, i cili është paraqitur para gjykatës. Ndërkohë që nëna e tij e ka mbrojtur djalin para gjykatës duke u pajtuar me sjelljet abuzive të tij, siç raportuan ERT organet kompetente të policisë.
I njëjti skenar u përsërit edhe herën e fundit, pra 31-vjeçari shqiptar dhunoi nënën dhe kjo e fundit mohoi ngjarjen. Ajo ka refuzuar t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila është urdhëruar nga Zyra kundër Dhunës në Familje e Drejtorisë së Parë të Policisë Heraklion, e cila po trajton rastin.