Këtë vit, Frankfurt u bë qyteti i parë në Gjermani që dekoroi rrugët e tij për Ramazan, pas një kërkese të të Gjelbërve , Partisë Social Demokratike (SPD) dhe ministrisë së shtetit për diversitetin dhe luftën kundër diskriminimit.
Në peticionin e tyre thuhet:
“Duke dekoruar rrugët gjatë Ramazanit, qyteti i Frankfurtit dërgon një mesazh të rëndësishëm për jetën myslimane, duke shprehur vlerësimin për njerëzit e besimit mysliman që jetojnë në këtë qytet”.
Kryetarja qytetit, Narkes Eskandari-Greenberg, tha nga ana e saj se “dritat janë dritat e unitetit, kundër rezervave, kundër diskriminimit, kundër racizmit anti-mysliman dhe kundër antisemitizmit”.
100,000-150,000 muslimanë jetojnë në qytet dhe përbëjnë rreth 15% të popullsisë së përgjithshme. Model për vendimin ka qenë Londra, e cila është dekoruar për herë të parë për Ramazanin e vitit 2023. Në Frankfurt, dritat e Ramazanit do të ndizen më 10 mars në të gjithë zonën e këmbësorëve të qytetit dhe kostoja e tyre do të variojë nga 50,000 dhe 100 mijë euro.
Erstmals Beleuchtung für Ramadan in Frankfurt https://t.co/5vcMPVjDxZ pic.twitter.com/lBG6EaOY7w
— WELT (@welt) March 5, 2024