Çmimi i karburanteve në Kosovë: Ministria merr një vendim të rëndësishëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.03.2024, 18:55

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë një vendim për sa i përket naftës në Kosovë.

Në një komunikatë për media, kjo ministri ka thënë se nga inspektimet e kryera, ka vërejtur mospërashtatje të çmimeve në tregun botëror me atë në Kosovë, në varësi të trendit.

“Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) euro centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) euro centë për litër”, thuhet në vendim.

I njëjti vendim mbetet në fuqi për 90 ditë.

Njoftimi i plotë:

CAKTOHET MARZHA TREGTARE PËR PRODUKTET E NAFTËS DHE INTENSIFIKOHET MBIKQYRJA E CILËSISË DHE SASISË

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës si dhe raportin e Inspektoratit të Tregut lidhur me çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës, ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse.

Me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg, MINT ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) euro centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) euro centë për litër.

Llogaritja e marzhës tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë bëhet sipas nenit 4 paragrafi 1.1 dhe 1.2. të U/A Nr. 03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse.

Ky vendim hyn në fuqi sot ( 05.03.2024) dhe mbetet në fuqi nëntëdhjetë (90) ditë.

Mbikëqyrja e zbatimit të këtij vendimi bëhet nga Inspektorati Qendror i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore.

Me këtë rast, MINT njofton se Inspektorati Qendror i Mbikqyrjes së Tregut, ditëve në vijim do të intensifikojë mbikëqyrjen e tregut edhe sa i takon cilësisë dhe sasisë së produkteve të naftës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit