Lulzim Jashari: Arma e shqiptarit shkrepi vetëm në emër të lirisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.03.2024, 14:27

Lulzim Jashari, djali i komadantit legjendar Adem Jashari, tha se arma e shqiptarit u shkrep vetëm për lirinë.

Ai këto i tha në fjalimin e mbajtur në ceremoninë që po mbahet në kazermën ushtarake “Adem Jashari” në Prishtinë, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

““Nëntori dhe marsi janë muajt kur më shumë se herët tjera kthejnë vështrimin mbi historinë tonë.

Të dashur ushtar ju keni traditë të pasur luftëtaresh, që nga Skënderbeut, Lidhja e Prizrenit, e UCK-së, duhet të jeni krenar. Armët tuaja, janë vazhdimësi e armëve më të pastra në Ballkan dhe më gjerë, armët e paraardhësve nuk u ndoten kurrë me gjakun e civilëve, ato shënjestruan vetëm uniformën e pushtuesve.

Arma e shqiptarit, shkrepi vetëm në emër të lirisë, këtë traditë madhështore duhet ta ruajmë dhe të ia trashegojmë brezave. Shqiptarëve nuk u ka munguar guximi, por u ka munguar municioni, prandaj jemi mësuar të ia qëllojmë cakut, sepse është dashur t’i kursejmë plumbat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit