Siç është raportuar dje në media, Prokurorja e Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, gjatë ditës së Diel, ka qenë pre e kërcënimeve në rrjete sociale, ku i janë publikuar afishe me përmbajtje mortore.
Për këtë akt të ulët, dje ka reaguar ashpër Këshilli Prokurorial i Kosovës, ndsa ka qenë sot Policia e Kosovës, që për rastin, ka shkruar në raportin 24 orësh.
Aty bëhet e ditur, se për rastin në fjalë, një person është arrestuar dhe intervistuar nga prokurori i shtetit në Pejë.
‘Pejë / 03.03.2024 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.’-thuhet në raportin policor.
Për këtë rast, eshtë deklaruar po sot edhe Prokuroria Themelore e Pejës.
‘Jemi në fazën e grumbullimit të informacioneve. Prokurori i shtetit ka ndërmarë të gjitha veprimet fillestare hetimore me qëllim të zbardhjes sa më të shpejtë të rastit mbi kanosjen, që i është drejtuar Prokurores së krimeve të rënda, znj. Valbona Disha-Haxhosaj. Deri në këtē fazë nuk mund te japim me shume informacione, kjo me qëllim të ruajtjes së kredibilitetit të hetimeve.’deklaron Shkodran Nikqi – Zëdhënës i Prokurorisë THemelore të Pejës.