Rruga në Lladomericë e pakalueshme nga gropat, dibranët: Jemi ankuar, por askush s’e rregullon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.03.2024, 11:23

Denoncimet e shqiptarëve për infrastrukturën nuk kanë fund.

Në çdo qytet apo fshat të vendit gjen rrugë të pashtruara, të amortizuara e me gropa që i ngjajnë Mesjetës.

Për të denoncuar një rast të ngjashëm, një qytetar nga Dibra i është drejtuar redaksisë tonë. Ai thotë se në fshatin Lladomericë, rrugët janë të pakalueshme për shkak të gropave të shumta.

Situata bëhet edhe më problematike kur ka reshje shiu e dëbore, pasi rruga bëhet e pakalueshme. Banorët e fshatit janë ankuar disa herë në bashki, por askush nuk është paraqitur për t'i dhënë zgjidhje këtij problemi.

Denoncimi i qytetarit:

Lladomeric diber Albania. Po jena anku gjitmon ne po sna e regulloj rugen. Ruga siq e shikosh cop cop as gropat as kanale si regullojn

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit