Afrim Gashi: Koalicioni VLEN do të fitojë mbi 20 deputetë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.03.2024, 10:58

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se si subjekt, përgatitja e tij intelektuale dhe e politikanit i thotë se do të fitojë 5 deputetë.

Përkthyer këtë numër në numra të koalicionit, kur u pyet nga gazetari se a do të thotë kjo se sipas tij Koalicioni VLEN do të fitojë 17-14 deputetë, ai tha: “Më shumë, më shumë… Numrin e deputetëve do ta kemi me 2 përpara, mbi 20”.

Vajza e Will Smith, Willow Smith shfaqet gjysmë e zhveshur, teksa paralajmëron këngën e...Pedri me mesazh emocionues për tifozët e Barcelonës pas lëndimit të rëndëBrenda “aeroportit më të bukur në botë”, për ndërtimin e tij në Abu Dhabi janë shpenzua...Zbulohet filozofia e re e transferimeve që Manchester United do ta ndjekë pas ardhjes s...Arrestohen babë e bir, dyshohet se vidhnin vetura, i çmontonin dhe i shisnin Ai shtoi se atë ditë që do të fitojnë këtë numër deputetësh, do të ulen dhe do të shohin mundësitë për të miratuar ndryshimet kushtetuese.

I pyetur për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Gashi tha se nuk është një betejë mes Ali Ahmeti dhe as një përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Gashi tha se angazhimi i Kurtit, është sepse ai ua do të mirën shqiptarëve në Maqedoni.

“Jo, në asnjë mënyrë nuk është betejë me Ali Ahmetin. Nuk dua të flas në emër të Albin Kurtit, por Albin Kurti nuk është kundër askujt. Albin Kurti e do të mirën e shqiptarëve të Maqedonisë, por nuk janë në betejë… “, tha Gashi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit