Maqedonci: Rezistenca dhe lufta e Jasharëve të Prekazit është kthyer në burim frymëzimi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.03.2024, 09:35

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka përkujtuar përvjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Ai kujtoi kohën e 5 marsit të 1998-tës, ku tha se shumë rrugë të Kosovës ishin vërshuar nga forcat serbe, për të realizuar një operacion ushtarak kundër familjes së Adem Jasharit.

“Shaban Jashari me të bijtë Ademin e Hamzën dhe anëtarët e tjerë të familjes, në mëngjesin e 5 marsit, e nisën luftën duke dhënë shembullin e një rezistence totale, deri në frymën e fundit: për lirinë e Kosovës”, tha Maqedonci.

“Gjatë 5, 6 dhe 7 marsit 1998, qielli mbi Prekaz do të nxihej për tre ditë rresht nga tymi i pa numër i predhave të hedhura mbi luftëtarët e lirisë dhe mbi shtëpitë e Prekazit. Qëndresa e armatosur tre ditore dhe lufta heroike e familjes Jashari në Prekaz, do tu jepte atyre tre ditëve epitetin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shtoi më tutje ai.

Më tutje ai tha se që nga atëherë, rezistenca dhe lufta e Jasharëve të Prekazit, është kthyer në burim frymëzimi.

“26 vjet Epope e UÇK-së: 26 vjet lavdi”, përfundoi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit